Mes qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Lezhës është edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili ishte nisur për në Shkodër.

Siç edhe tha vetë Basha, makina e tij ka ngecur në zonën mes Tales dhe Shënkollit.

Kreu i PD-së tregoi se edhe një autoambulancë ka mbetur në rrugë.

SYRI.net ka siguruar pamjet, kur shoqëruesit e kreut të PD-së, Lulzim Basha kanë dalë dhe kanë shtyrë autoambulancën, e cila kishte mbetur në akull.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re