Skip to content

Kapen mbi 10 mijë paund të padeklaruara në Rinas, procedohet 36 vjeçarja

Policia kufitare e Rinasit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 10.200 paund të padeklaruara dhe ka proceduar penalisht 36 vjeçaren me inicialet N.M., banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Njoftimi:

Rinas

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetase.

Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb