Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, të akuzuar për trafik droge. Mësohet se dy trafikantët janë arrestuar në përpjekje për të kontrabanduar 116 kg marihuanë në Zvicër.

Mësohet se arrestimi është bërë pas një pune të gjerë hetimore në kantonin Vaud, ku doganierët kishin ndaluar një autobus udhëtarësh dhe një makinë shoqëruese që kishin kaluar kufirin zviceran disa minuta më parë.

Në rimorkio kishte 116 kilogram marihuanë të paketuar. Droga ishte fshehur pas një muri të dyfishtë, çmimi i të cilës shkon mbi 1 milionë franga.

Po ashtu, bëhet me dije se policët kanë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë. Bëhet fjalë për dy kosovarë, të moshës 26 dhe 45 vjeç, të cilët vozitnin autobusin. Roli i saktë i katër të akuzuarve tani po hetohet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re