9.6 ton kokainë nga Kolumbia janë sekuestruar në Ekuador.

Sipas Ministres së Punëve të Brendshme, Alexandra Vela është sasia më e madhe e kokainës e kapur në atë vend deri më tani.

“Ne kapëm një sasi historike të kokainës”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Policia raportoi se kokaina mund të ishte nisur drejt kontrabandohej në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, u zbulua në një apartament në Guayaquil, në jugperëndim të vendit.

Vlera e saj në treg vlerësohet në rreth 450 milion dollarë.

Dy shtetas të Ekuadorit u arrestuan dhe një duzinë armësh zjarri u sekuestruan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re