Policia e Durrësit ka  arrestuar në flagrancë  shtetasin me iniciale R. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u sekuestruan mëngjesin e sotëm doza me lëndë narkotike kokainë.

Gjatë një kontrolli policor të ushtruar në afërsi të Mbikalimit të Fllakës,  në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga 46-vjeçari, i është gjetur dhe më pas sekuestruar dozat narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, bën të mundur arrestimin në flagrancë të 46-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Durrës

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(H.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re