Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në prangat e policisë edhe 2 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re