Prokuroria e Durrësit është duke vijuar hetimet për sasinë e 142 kg kokainë te kapur në Portin e Durresit. Burime bëjne me dije se për këtë rast janë mbajtur nën përgjim 3 persona, të cilët dyshoheshin se ishin të përfshirë në këtë trafik.

Hetuesit tregohen të rezervuar për sa i përket rezultateve të përgjimve dhe nëse janë siguaruar apo jo prova të reja. Për sasinë e drogës përfunduan në pranga Klajdi Xibraku dhe Erion Peti.

Hetuesit fillimisht i përqëndruan hetimet edhe tek ngarkesa e 49 kg kokainë të kapura në 1 Prill në kontenierin e Selim Çekajt, babit të Arbër Cekajt, kjo për shkak edhe të ngjashmërisë se si ishte fshehur.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re