Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë që të jetë e mbyllur deri më 3 mars.

Lajmin e bën të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, ndërsa shtyrja vjen në kuadër të masave anti-covid që ka marrë qeveria greke për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re