Vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për t’i shpallur të vlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, PD e ka cilësuar si të kundraligjshëm.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso u shpreh se vendimi do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas Kasos, ajo që u vendos sot në mbledhjen e KAS, “duke mos marrë provat në shqyrtim duket të mos përsëritet në Kolegjin Zgjedhor.”

Ai kërkoi që të bëhet një hetim i plotë dhe që vendimmarrja e Kolegjit të jetë e ndryshme nga ajo e SPAK dhe zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës të shpallen të pavlefshme.

“Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha shkallët anikomore, është një detyrim që ia kemi qytetarëve.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re