Skip to content

Katastrofa mjedisore me djegien e mbeturinave në Kavajë, reagon Presidenti Meta: E papranueshme, ndodh në kulmin e sezonit turistik

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme për skandalin me djegien e mbeturinave në qytetin e Kavajës.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj situata e rëndë mjedisore përgjatë Adriatikut, e cila ndodh në kulmin e sezonit turistik.

“E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia”, shkruan Meta.

Katastrofë mjedisore/ Bashkia Kavajë krijon landfillin ilegal në kodrat e Spilles, depoziton ‘fshehtas’ mbetjet dhe më pas u vendos flakën

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb