Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia në Qerret të Kavajës, ku u gjetën të pajetë në hotel 4 turistë rusë.
Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy viktimave, nënë e bijë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Sipas mediave ruse 58-vjeçarja nuk është futur në saunë pasi ishte me kancër. Sjellim në vëmendje që 4 turistët u gjetën të pajetë me veshje që përdoret për saunën, megjithatë nuk dihet nëse janë futur aty apo jo.
Mësohet se 31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, të cilët u gjetën të pajetë, pas pushimeve kishin planifikuar dasmën, por duket se jeta u kishte paracaktuar një fat tragjik.
Më herët recepsionisti i hotelit ka thënë para hetuesve se ka qenë ora rreth 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë. “Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit.
Viktimat janë çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe bashkeshorti i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç. Fjalën e fundit pritet ta thotë autopsia, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së turistëve.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
