Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që të rikthejë në garë për Gjykatën Kushtetuese, kandidaten e skualifikuar Zhaklina Peto. Ishte vetë kandidatja që bëri këtë kërkesë, e cila është pranuar nga trupi gjykues i Gjykatës.

Apeli hodhi poshtë vendimin e KED të datës 5 tetor, qe ndaloi kandidimin e Petos për mosplotësim të kushteve ligjore dhe tashmë duhet të rimerret në shqyrtim kandidatura e saj.

Disa ditë më parë, Apeli Administrativ rrëzoi vendimin e KED për ndalim kandidimi për Eugen Papandilen. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re