Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Kasharit.

Ai gjatë fjalës së tij ka sulmuar kreun e bashkisë së Tiranës i cili nuk ka një projekt konkret për të gjithë qytetin por në mënyrë të veçantë për Kasharin.

“Punë jo gjumë” thotë Veliaj por infrastruktura ka mbetur në vendnumëro, uji mungon, banorët po largohen jashtë vendit. 25 prilli është betejë për ekzistencë midis qytetarëve taksapagues dhe hajdutëve të taksave në pushtet.

Fjalimet e Erionit nuk hapin vende pune, nuk sjellin ujë të pijshëm, nuk asfaltojnë rrugë.

“Fjalimet e Erionit nuk hapin vende pune, nuk sjellin ujë të pijshëm, nuk asfaltojnë rrugë”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Kashari kaq pranë Tiranës dhe sa larg vëmendjes së kryebashkiakut të saj. Erion Veliaj është shumë i zënë më fushatën e batutave, se program konkret ç’do bëjë s’ka.

“Punë jo gjumë” thotë Veliaj por infrastruktura ka mbetur në vendnumëro, uji mungon, banorët po largohen jashtë vendit.

25 prilli është betejë për ekzistencë midis qytetarëve taksapagues dhe hajdutëve të taksave në pushtet. Fjalimet e Erionit nuk hapin vende pune, nuk sjellin ujë të pijshëm, nuk asfaltojnë rrugë.

Në fund të ditës, për banorët e Kasharit dhe gjithë të tjerët, rëndësi ka ç’do bëhet, se ç’është bërë e shohin me sytë e tyre.

PD shtron alternativën e ndryshimit me program dhe plan kombëtar të daljes nga depresioni ekonomik. Kohë për të humbur nuk ka! Më 25 prill fiton Shqipëria!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re