Banorët e pallatit në ndërtim, nga dy biznesmenët Sino Llanaj dhe ALbert Allmuça, të cilët kanë ndalur punimet, pasi janë në proces gjyqësor, kërkojnë sërish ndihmë nga shteti për hyrjet e tyre, të cilat i kanë paguar me kohë.

Ata janë mbledhur sërish sot në protestë para Bashkisë së Tiranës, duke drejtuar sytë nga shteti, që t’i ndihmojnë për zgjidhjen e këtij problemi, që të mund të marrin banesat e tyre, raporton “News 24”.

Banor 1: Kërkojmë të na presin, ndoshta jo të gjithë banorëve, por një përfaqësi prej nesh.

Shpresojmë të na japin një zgjidhje, duke qenë se kemi disa kërkesa. Leja e ndërtimit është shtyrë me 26 muaj, është një kohë shumë e gjatë për ne të rrimë të presim jashtë.

Pallati është kantier ndërtimi dhe nuk lejon të banojë njeri brenda, kur në fakt aty shumica e banorëve banojnë.

Albert Allmuca thotë se z.Sinaj ka braktisur ndërtimin dhe unë nuk ju njoh si banorë të pallatit. Ata janë në proces gjyqësor, ne nuk arrijmë t’i marrim vesh.

Banori 2: Llanaj na ka thënë se po të më lejojnë të punoj, unë i mbaroj për 6 muaj të gjitha hyrjet. Ne kërkojmë nga z.Veliaj të lejojë Llanajn të vazhdojë punimet.

Banore 3: Kërkoj shtëpitë e mia. Kërkoj ndihmë nga Erion Veliaj, se tërë jetën vetëm për atë kam punuar.

Kërkoj shumë ndihmë nga ai, mezi i kam blerë shtëpitë, vetëm me pension i kam blerë. I kam paguar të gjitha lekët, 200 mijë euro tre hyrje.

Mezi i kemi blerë shtëpitë, duhet të ndërhyjnë, edhe policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re