Kandidati i LSI-në në Durrës Enon Karapiçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se partia e tij synon 4 mandate në Durrës.

Pjese nga biseda:

-LSI-ja përherë ka sjellë figura të reja dhe i ka dhënë mundësi të rinjve.

Do iu dëmtojë ikja e zotit Koka?

-Mendoj që njerëzit nuk janë statik. Rëndësinë kanë idetë dhe rezultati. LSI-ja ka pasur gjithmonë rezultate të mira në Durrës sepse ka pasur skuadër të mirë. Përveç fuqisë së njerëzve që kemi ne, kemi gjithashtu programe konkrete. Ne mendojmë që duke krijuar zona ekonomike të Durrësit, i cili ka mundësi për këto zona, do të ristrukturohet ekonomia vendase.

Pse LSI-ja po goditet aq fort nga Rama?

-Sepse LSI-ja është forcë kompetitive. Është një nga forcat poltiike që ka pasur ndikim. Është për arsye konkurence.

Sondazhet në ulje?

-Sondazhe nuk kam parë. Por mendoj që shumë sondazhe janë orientuar nga ata që i kryejnë këto sondazhe.

Ne kandidojmë më shumë se 4 deputete në qarkun e Durrësit.



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re