Këngëtarja greke Glikeria, ka kënduar për herë të parë në gjuhën shqipe, duke surprizuar mjaft qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

 

Bëhet fjalë për këngën “25 gërsheta”, e përpunuar nga muzikanti shqiptar në Greqi, Dasho Kurti, dhe e kënduar në bashkëpunim me Glikerian.

 

Videoja është publikuar në rrjetin social Facebook nga komuniteti shqiptar në vendin fqinj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko