Në Këshillin e Legjislaionit të mbledhur për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ka ndodhur e njëjta gjë si në herët e kaluara ku mbledhja bllokohet në një debat të caktuar. Këtë herë përplasja ndodhi përsa i përket orës për mbledhjet e komisionit. Demorkatët kërkojnë që seanca dëgjimore të realizohej ashtu siç ishte kërkuar nga opozita.

Deputetët demokratë largohen nga salla duke akuzuar Lindita Nikollën se po përpiqej të hidhte në erë dialogun politik.

Gazment Bardhi: Jemi duke u marrë me të njëjtën çështje. Ne kemi të drejtën tonë, të propozojmë kalendar dhe seanca dëgjimore. Ju lutem na jepni mundësinë të realizojmë këto seanca dëgjimore që kemi kërkuar. Në vijim, të shqetësimit shumë të drejtë që kishte zoti Xhafaj që kishte ca propozime për mbledhje shtesë. Por ecim me kalendarin që kemi propozuar ne. Kemi zënë orën 14:30 po propozojmë dhe orën në 17:00. Sepse nuk mund të na thoni se duhet të vijmë në orën që vendosni ju në atë që ne kemi propozuar. Nuk është etike që ndërkohë që ne diskutojmë të mbani dy relatoret aty si këshilltare tuajat, ndërkohë që nuk duhet të jetë kështu. Në këtë mënyrë po kërkoni të hidhni në erë dialogun politik.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re