Kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Lajmi bëhet i ditur për ‘Balkan Web’ nga gazetarja Dorjana Bezat.

Gazetarja konfirmon se Meçes i është kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e Shullazit, sa nuk ishte vonë për të.

Mësohet se rasti në fjalë është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga vete avokati. Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit.

Kërcënimi ka ndodhur me ane të një mesazhi në platformën e komunikimit WhatsApp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Hiq dore sa nuk është vonë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re