Komisioni Rregullator nuk ka shqyrtuar kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë.

Ishte PS që bëri këtë kërkesë pasi disa rrugë ishin të bllokuara për shkak se u zhvillua etapa e tretë e “Giro d’Italia”.

Mbledhja u zhvillua me kërkesë të anëtarit të Rregullatorit, z. Arens Çela, dhe ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00. Por menjëherë pas nisjes, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes.

Pas tyre, mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri.

Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime.

Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko