Afro 100 mijë persona me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë pensionin e invaliditetit përgjatë periudhës të viteve 2005-2010. Por dy mijë prej tyre kanë fituar procesin gjyqësor që u jep të drejtën e përfitimit të këtyre pagesave.

Edhe pse kanë një vendim gjykate, ata nuk kanë marrë lekët, e për pasojë

protestuan sot në Tiranë.

Të ardhur nga qyteti i Pogradecit dhe i Korçës, tubuesit kërkuan nga autoritetet që ti japin fund këtij problematik.

  

Avokati i disa prej protestuesve thotë se ministria duhet t’i bindet vendimit të gjykatës.

 

SINAN TAFAJ

AVOKAT

 

Ministria e shëndetësisë nuk ka bërë përllogaritjet e duhura për kryerjen e pagesave. Organizatat, përfaqësues të tyre, sidomos shoqate e të verbërve ua ka kërkuar vazhdimisht qeverive. Vendimi i gjykatës nuk po zbatohet. Gjykatat në përgjithësi vendos që ta paguajnë bashkitë, sepse atyre u takon, por nuk është bashkia që i financon, por bëhet nga buxheti i shtetit dhe është kjo ministri që duhet ta paguajë. Në vitin 2020 i jam drejtuar ministrisë për të planifikuar fondet për të paguar këto vendime, ndërkohë kam marrë pjesë edhe në komisionin e kuvendit kur u bë buxheti më 4 nëntor dhe deputetët i kërkuan ministrisë planifikimin e fondeve për të shlyer detyrimet gjyqësore e formës së prerë. Në dhjetor kanë dërguar shkresën që po, do i paguajmë, dhe nuk e kanë bërë.

 

Pas takimit me përfaqësues të ministres, kjo e fundit doli me një vendim.

 

ALBERT NIKOLLA

MINISTER I SHENDETESISE

“Kjo pagesë nuk është bërë nga viti 2005-2011, këto persona kanë të drejtë ta kërkojnë këtë pagesë të prapambetur. Kjo pagesë kalon nëpërmjet disa strukturave që s’kanë të bëjnë me ministrinë e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, por me bashkinë. Për rrjedhojë, ministria i ka sqaruar në takimin që bëmë me ta, ne do e bëjmë pagesën por në mënyrë të pjesshme, por të shikojnë instancat që duhet t’i paguajnë këto. Sepse vendimi i gjykatës duhej të ishte i formës së prerë, nuk është i formës së prerë. Ne morëm vendimin të ngremë një grup pune me bashkitë përkatëse: Pogradec dhe ministrinë e financave që pagesat të bëhen në mënyrë të pjesshme.”

 

Qytetarët përpara ministrisë së shëndetësisë paralajmëruan vazhdimin e protestave në rast se nuk marrin pensionin që u takon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re