Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me Këshillimin Kombëtar, një histori e re kjo, që sipas mazhorancës do ti japë fuqi qytetarëve që të kenë rol në vendimmarrje.

Rama tha se shpërndarja e pyetësorve derë më derë do të zgjasë deri në datën 20 shkurt, dhe përfundimet pritet që të dalin midis javës së fundit të Marsit, dhe javës së parë të Prillit.

Sipas Ramës këto përfundime pritet që të shpalosen në Kongresin e PS-së i cili u shty për një moment të dytë.

Kryeministri tha se të gjithë qytetarët mund të përgjigjen në rrugë elektronike, dhe atyre do tiu ruhet anonimati, ndërkohë që të moshuarit mund të kthejnë përgjigje përmes postës elektronike, pa pagesë.

“Patjetër që ky proces do të marrë dhe racionin e vetë të baltës, por unë mendoj se kjo nuk e ul vlerën e këtij investimi politik, stategjik, në përpjekjet e domosdoshme për të kapërcyer një periudhë të zymtë sherresh partiake.

Përmes anonimitetit, ftojmë qytetarët që të ngrihen mbi batakun e luftërave partiake, që e kanë bërë politikën pjesë e llogoreve”, u shpreh Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re