Fatma Naçi e Meri Bejleri iu drejtuan fshatit Laknas, atje ku jeton familja Hysi me dy jetimë të vegjël. Në hyrje të banesës me qira i pret Miriana, nëna e Denisës e Eduartit. Kur sheh Fatmën e Merin, Miriana preket.

Brenda shtëpisë Denisën e gjejmë duke qepur këpucë për të ndihmuar mamin.

Fatma: Si je zemra e vogël, çfarë po bën ti aty me duart e tua?

Denisa: Po qep disa këpucë. Ne i marrim shtresat aty tek dyqani.

Meri: Ne jemi mësuar të shohim raste të rënda. Ju jeni në kushte… kjo dhomë nuk është dhomë.

Fatma: Edhe sa do kjo të mbarojë?

Denisa: Edhe pak duhet

Fatma i kërkon Deninës që ta lërë për një moment punën. I premton se duart e saj të vogla nuk do të prekin më lëkurë këpucësh, por lodra dhe libra. Miriana mbushet në lot. Fëmijët po ashtu.

Fatma: Ok, le ta lëmë pak këtë e të ulemi këtu. Këto duar të vogla nuk do të qepin më këpucë. Me këto duar do të mbash vetëm lodra dhe libra (qan)

“Faleminderit shumë”-thotë Denisa me zë të ulët, ndërsa sytë i mbushen në lot.

Kur bëmë thirrjen drejtuar shqiptarëve për këtë familje, Denisa na tregoi se në shkollë e tallnin për faktin se ajo ishte jetime, pa të atin. Me siguri me fjalët e vogëlushes në mendje, Meri mbushet në lot dhe i jep një këshillë Denisës

Meri: Zemër ti nuk duhet të mërzitesh asnjëherë për ata që të thonë se je pa baba. Ti duhet të jesh krenare për yt atë që ka punuar me nder për t’ju siguruar juve të mirat. Mos e çaj kokën hiç për ata e tregoju sesi ti e ndihmon nënën tëndeasnjëherë mos u mërzit.