Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka takuar kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën, pasi ky institucion vetëm pak javë më parë u bë funksional me plotësimin e kuorumit të gjyqtarëve.

Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë GJykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.

Ajo shpreh mbështetjen e fortë të SHBA-ve që Reforma në Drejtësi të japë rezultatet e pritura.

STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE

Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.

I met Judge Tusha to thank her for stable & wise leadership of JAC, which enabled Constitutional Ct to become functional. Now, she has the responsibility to lead the CC in reviewing important cases. will continue its strong support so that Justice Reform delivers results. pic.twitter.com/A0KKKYT4ds

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 19, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re