Kina ka miratuar testimin klinik të 16 llojeve të tjera të vaksinave anti-Covid. Sipas China Daily, 6 nga 16 vaksinat kanë kaluar fazën e tretë.

Deri më tani Kina ka krijuar dy vaksina të cilat po përdoren në botë, ndërsa 40 milionë qytetarë kanë marrë tashmë vaksinën.

Kina ka shitur 440 milionë doza në të paktën 27 vende, e cila quhet “diplomaci e vaksinimit” në atë vend.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re