Skip to content

Kishin marrë motorin e gjyshit pa leje, furgoni përplas dy të miturit në Vlorë

Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës ku dy të mitur me motor janë përplasur me një furgon.

Burime paraprake bëjnë me dije se të miturit kishin marrë motorin e gjyshit pa lejen e tij.

Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore pasi nuk kanë pësuar shumë lëndime.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb