Policia e Lezhës ka arrestuar të riun Edison Gjoka, pasi i janë gjetur armë dhe municione pas kontrollit që i është bërë në makinë. Sekuestrohen nga policia 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -E. Gj.(I)., 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re