Një 20-vjeçar libanez është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me armë zjarri me vete.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu qarkullonte me armë me vete në zonën e Laprakës në Tiranë. Ende nuk dihet nëse i riu kishte planifikuar ndonjë vrasje, apo nga e ka siguruar armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme “Shqiponjat” lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re