Policia e Shkodrës arreston shtetasin Ylli Ceka për llogari të Policisë së Tiranës.

Shtetasi Ylli Ceka, ish punonjës i FNSH Tiranë është dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e shtetasit Edvin Vogli në datë 11 dhjetor të vitit 2010-t.

Vrasja në atë kohë është kryer me armën e punës nga ish-efektivi Ceka.

Ai ishte në kërkim policor, pasi gjykata e ka dënuar me 11 vite dhe u kap nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq.

Vrasja në vitin 2010-t ndodhi pas një konflikti, ku u përfshinë disa persona, për token ku ishte ndërtuar një pallat dhe që përfundoi me vrasjen e Edvin Voglit nga autori Ylli Ceka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re