“Kjo është hakmarrje politike”, Rushaj takohet me banorët e 5 majit: Këta kur të shembin shtëpinë, tjerat nuk i llogarisin fare

rushaj-2.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas pamjeve të publikuara vazhdimisht nga Fax News, Nënkryetari i partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka takuar banorët e zonës ” 5 maj” shtëpiat e të cilëve janë projektuar për t’u shembur pasi trualli do të shërbejë si vend për rindërtim të shtëpive për banorët e zonave të tjera që u janë shembur shtëpitë nga tërmeti.

Gjatë takimit me banorët, Rushaj tha se kjo ishte një lloj hakmarrje politike që po u bëhej, pasi kjo zonë historikisht kishte votuar për partinë Demokratike në zgjedhje. Më tej ai shtoi se do të dërgonte një kërkesë ndaj kryetarit të KLSH për të marrë më shumë informacion për këtë situatë.

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj: Përveç se me ngrit zërin ne duhet të bëjmë edhe kallëzime penale. Që nesër do të bëj unë një kërkesë ndaj kryetarit të KLSH për të parë konkretisht se cfarë shkeljesh janë bërë.

Rushaj: Unë mendoj se është edhe pak hakmarrje se kjo zonë historikisht ka votuar partinë Demokratike. Për këtë gjë ata mundohen që sa kanë mundësi të këmbëngulin në këtë gjë. Le të themi për një moment që shtëpia është dëmtu. Dakord, le ta shembin, të rrijmë me qera dhe të vijnë prap këtu.

Banorët: Nuk kemi marrë asnjë lloj letre dhe asnjë lloj marrëveshje ëpr kompensim. Unë dua të flej rehat dhe të kem një marrëveshje me shtetin.

Rushaj: Përvecse familjes, robi më të shtrejntë shtëpinë ka, nuk ka gjë tjetër.

Banorja: Ne jemi vetëinformuar, asnjë nuk na ka sjellë ndonjë njoftim. Edhe kur shkuam atje për të marrë informacion, na thanë po ku do ti çojmë këta vendalinjtë e kombinatit. Më fal po ne të ardhurit nuk jemi shqiptarë ne, ku dreqin të shkojmë?

Rushaj: Këta kur të marrin edhe shtëpinë, tjerat nuk i llogarisin fare. E dini cfarë duan të bëjnë? Atje do bëjnë pallat me ja dhën dikujt tjetër. Këtu do ju nxjerrin juve dhe do sjellin tjetër. Ky që po bëjnë ndaj jush është kriminale.

Banorja: Ne përvec dëmit ekonomik na kanë shkaktuar edhe një dëm të madh psikologjik. Ku do shkojmë ne me fëmijë? Do rrijmë në rrugë për vite?

Banore tjetër: Erion Veliaj dhe Edi Rama, fshihen nëpër skuta. Një zot shtëpie që i fshihet familjes, është kot.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë