Mirabelle Supure, shqiptare e lindur në Ukrainë para shumë vitesh dhe po ashtu koordinatore e “Ukrainian-Albanian Youth Project”, foli në një lidhje Skype për Fax News lidhur me situatën e tensionuar në vendlindje.

Supure thotë se situata është serioze dhe Ukraina po përgatitet me armë, ndërsa thekson se njerëzit atje janë të frikësuar.

Për Supure tensioni mes dy shteteve vjen më së shumti nga presione politike, por që kurrsesi nuk do e dëshironte një luftë si ajo Kosovës me Serbinë.

Pjesë nga intervista:

Supure: Është shumë e rëndë për të gjithë ne, kemi pritur për momentin që të zgjidhet konflikti me Rusinë sepse ka shumë vite. Unë jetoj në Angli por prindërit i kam në jug të Ukrainës. Rusia thotë që do të na ndihmojë por ne jemi mirë në atdhe.

Jemi rritur me frikën se dicka mund të ndodhë por nga ana tjetër është situatë normale, njerëzit atje nuk e besojnë pushtimin e Putin.
Është e gjitha politike, ne tani jemi përgatitur sepse përpara nuk kishim as armë.

Kjo nuk është lojë, edhe NATO e ka kuptuar, nuk duam një luftë si Kosova me Serbinë.

Nëna ime do të kthehet në Ukrainë tashmë, po presim të shtunën në mëngjes, nëse situata është ok ajo do ikë.

-Ke frikë të kthehesh në Ukrainë?

Nëna e Supure:Jo jo, dua të shkoj në shtëpi. Nuk besoj në luftë, ka shumë shtete që na suportojnë.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re