Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë për të vëzhguar nga afër dëmtimet nga rrëshqitjet e dherave si pasojë e reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin. Teksa kryebashkiaku Pjerin Ndreu i fliste për dëmet e shkaktuara, Rama nuk hezitone të komentonte për ndërtimet pa leje dhe për arritjet e qeverisë, ndonëse një pjesë e madhe e vendit është nën ujë.

Pjesë nga biseda

Ndreu: Kjo zonë kërkon ndërhyrje urgjente sepse situata mund të agravojë.

Rama: Kanë ndërtuar pa leje aty.

Ndreu: Të gjithë pa leje kanë ndërtuar se është një zonë që nuk lejoj, por janë shumica të legalizuara. Bëhet fjalë për një banesë aty që mesa kemi informacion nuk është në process legalizimi duhet me ndërhy. Kjo zonë nuk ka qenë e lejueshme për të ndërtuar dhe rrëshqitje ka pasur herë pas here.

Rama: Lezha e ka mbajtur mirë ë?

Ndreu: Lezha ka mbajtur mirë në përgjithësi, përvec Zadrimës që mban koston e zonave të tjera dhe ka marrë ngarkesë. Ne kemi pastruar disa kilometra kanal, kemi bërë një punë që nuk na ka cuar në katastrofë. Plus që ndërhyrja në argjinatura, kemi ndërhyrë me mbi 50 kamiona. Ne ndërhymë menjëherë dhe bëmë punën që ta izolojmë. Por prap, sic do ta shohim, ka zona të mbytura në ujë. Kemi marrë parasysh që të mos ketë rrezik dhe kemi evakuuar rreth 40 familje.

Rama: Po të mos kishim bërë kullimin, do ishin mijëra familje, jo 40.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re