Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, përmes një postimi nw rrjetet sociale lajmëron se ka zhvilluar sot një takim me gra e vajza në një fasoneri.

Gjosha shprehet se puna e femrave në këto fasoneri nuk është aspak e lehtë, kurse shton se mbështetja ndaj punëtoreve të fasonerive do të jetë prioritet i qeverisë së re, pas 25 prillit.

Postimi i plotë:

Sot zhvilluam një takim me gra në fasonerinë që ato punojnë cdo ditë, ku kishin shumë për të ndarë me mua. Çdo ditë ato përpiqen për të siguaruar të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Puna e tyre nuk është aspak e lehtë!

Mbështetja e fasonerive do të jetë një prioritet i yni, në menyrë që pagat tuaja të jenë më të larta, puna juaj të jetë më e vlerësuar dhe të kemi mundësi të krijojmë më shumë vënde pune.

#sëbashkumelsi #lsi25prill

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re