I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi rrëfeu se presidentin Meta e ksihte njohur dhe dikur, kur ky i fundit ishte kryeministër.

Duke iu referuar përplasjeve të fundit me ndërkombëtarët, veçanërisht me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, Klosi u shpreh se Meta nuk ka qenë kështu dikur. Ndër të tjera Klosi shtoi se Presidenti i Republikës mund edhe të jetë trembur.

 

“Mua më vjen keq, se e kam njohur, nuk ka qenë i tillë. Unë e kam njohur kur ka qenë kryeministër, e kam pasur shef indirekt dhe s’është afruar kurrë në biseda dhe jo në publik që është shumë e rëndë, por në biseda që të ketë opinione të tilla për gjërat. Këto janë opinione shumë të rënda, sepse janë probleme interesi. Ka plot njerëz që thonë se është trembur.”