Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar në mbledhjen e sotme drejtuesit e dy prokurorive të tjera në rrethe.
Përkatësisht, KLP ka caktuar në detyrë Dhorina Theodhori, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë, si dhe Abaz Muça në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.
Me këto dy emërime, shkon në shtatë numrin e drejtuesve të emëruar nga KLP për një periudhë tre vjeçare.
Emërime drejtues prokurorie:
1.Anita Jella – Prokuroria Durrës
2.Elizabeta Imeraj – Prokuroria Tiranë
3.Artan Shtrungza- Prokuroria Tropojë
4.Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan
5.Genti Xholi – Prokuroria Tiranë
6.Dhorina Theodori- Prokuroria Korçë
7.Abaz Muça-Prokuroria Mat.