Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 9-vjeçar dhe mund të largohen nga detyra para mbarimit të mandatit, vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) nis hetim disiplinor ndaj tyre.

Para se të emërohen, ata duhet të kalojnë në filtrat e KLP, e cila verifikon pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

“Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit”, parashikohet në ligjin për SPAK.

Sipas këtij ligji, një kandidat për prokuror të posaçëm KREU Ndërkohë, kreu i kësaj strukture është drejtues administrativ i punonjësve.

Ai nuk ka kompetencë t’i japë udhëzime një prokurori të posaçëm, lidhur me thelbin e hetimeve apo çështjes penuk mund të caktohet në detyrë pa përmbushur parakushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përpara emërimit, sipas parashikimeve të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, administron, shqyrton dhe vlerëson edhe dokumentacionin e secilit kandidat të ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe të Figurës”, shkruhet në ligj.

KREU

Ndërkohë, kreu i kësaj strukture është drejtues administrativ i punonjësve. Ai nuk ka kompetencë t’i japë udhëzime një prokurori të posaçëm, lidhur me thelbin e hetimeve apo çështjes penale të ndjekur prej tij.

Kreu u cakton çështje prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre dhe koordinon punën e njësive që janë në kompetencë të tij me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re