Në tetë vite në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, pak ditë përpara largimit nga posti i kreut të këtij institucioni ka publikuar dëmin ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga auditimet e ushtruara përgjatë viteve 2012-2019.

Sipas KLSH shkeljet e konstatuara përgjatë këtyre viteve kapin shifrën alarmante 6.2 miliardë euro. Konkretisht KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm ekonomik në shumën 2 miliardë euro. Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe në keqmenaxhimin e fondeve të programuara si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve në shumën 4.2 miliardë euro.

Në krahasimet që KLSH ka bërë thotë se në vitet 2012-2019 dëmi ekonomik është 5.4 herë më i lartë se dëmi ekonomik i zbuluar në vitet 2002-2011 I cili llogaritet 47.4 miliarde leke. Në lidhje me kallëzimet penale dhe personat e kallëzuara penalisht në tetë vitet e fundit sipas KLSH numri është dy herë i madh krahasuar me periudhën 2002-2011.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re