Skip to content

Koço Devole në gjendje të rëndë shëndetësore, flet i biri: Trupi po reagon mirë, ka rezultuar negativ

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Djali i tij, ka folur për “ABCNews” dhe ka deklaruar se i ati po mjekohet dhe deri më tani trupi i tij po reagon mirë ndaj medikamenteve.

Sipas tij, Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme por gjendja shëndetësore vijon që të jetë e rënduar për shkak të sëmundjes së leucemisë, nga e cila aktori ishte diagnostifikuar më herët.

“Gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital,”-thotë i biri i Devoles.