Skip to content

Kodrat e Kombinatit nën pushtetin e flakëve/ 6 zjarrfikëse qetësojnë banorët: Nuk ka asnjë rrezik

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Kombinatit në Tiranë për më shumë se një orë. Flakët po i afroheshin banesave dhe të mbjellave, ndaj banorët që kanë ndjerë rrezik, kanë nxituar që të shuajnë zjarrin dhe njoftuan menjëherë forcat zjarrfikëse.

Gazetarja e Fax News, Jonalda Zelka raporton se ishin 6 makina zjarrfikëse që ndikuan në shuarjen e zjarrit pranë pyllit, i cili është djegur plotësisht. Është ende e paqartë se cfarë e ka shkaktuar zjarrin e përmasave të mëdha, ndërsa mbetet nën pushtetin e flakëve pjesa tjetër e kodrës.

Edhe aty ndodhen banesa, por zjarrfikësit që ndodhen të pranishëm dhe po punojnë për shuarjen e flakëve thonë se nuk ka rrezik.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb