Në pak ditë qëndrimi në Shqiperi, dhe dalja hapur pro Berishës në “Foltoren” e tij, e ka kthyer Evi Kokalarin në qëndër të debatit mes demokrateve.

Deklaratat e Ervin Salianjit në media se nuk kishte dijeni se kush ishte Evi Kokalari, kanë sjell reagimin e kësaj të fundit.

Nëpërmjet një statusi në facebook, me shumë ironi, Kokalari nuk kursen thumbat e fortë ndaj deputetit demokrat që është mbështetes I linjës së kryetarit Bashan ë PD.

 

O Salianj më raftë pika sa i voçkël që je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti, shkruan Kokalari ne facebook.

 

Evi Kokalari eshte aktiviste e njohur shqiptare ne SHBA. Ne daljet e saj te fundit ne krah te Berishes ne disa takime qe lideri historik i PD ka mbajtur me bazen demokrate, Kokalari ka sulmuar ashper Lulzim Bashen por edhe Grida Dumen.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re