Gerti Shima është emëruar si sekretari i përgjithshëm i komitetit olimpik shqiptar. Lajmin e ka publikuar vetë faqja zyratre e Koksh-it që me anë të një postimi prezantoi Shimën në detyrën e tij më të re.
Nga ajo cfarë bëhet me dije ka qënë një propozim i presidentit të Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, që më pas u miratua dhe nga Komitetit Ekzekutiv i Institucionit.
Sportisti i njohur i Tiranës ka një karrierë të sukseshme si basketbollist duke luajtur në disa klube brenda dhe jashtë vendit ndërsa ka udhehequr kuqezinjtë e sportit të koshit si kapiten i skuadrës .
Shima zëvendësoi Stavri Bellon që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Koksh-it për plot 25 vite .