Ndonëse qendra e urgjencës në qytetin e Laçit është e plotë si në numër personali ashtu dhe me asistencën mjekësore dhe medikamente, ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se pacientët e gjitha kategorive ndodhen në të njëjtin ambient.

Me shumë të drejtë një pjesë e personelit e konsiderojnë qendrën e kësaj urgjence si një magazinë.

Grupmosha me sëmundje dhe probleme shëndetësore nga më të ndryshmet, si dhe ata që janë të prekur me koronavirus i nënshtrohen në shumë raste shërbimit pranë kësaj qendre.

Mjaft qytetarë janë të shqetësuar nga kjo situatë mjaft e rrezikshme. Qendra është krijuat me fondet e një fondacioni fetar pas shkatërrimit të spitalit nga tërmeti i 26 Nentorit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re