Spiro Duni: E solla për ta ridemsionuar, për të marrë më të mirën , shume e kanë analizuar pa e parë.

S’është ngritja e kundërt. Unë kam besim që falja e asaj familje është rivënia e kësaj vepre ne dimensione të reja. Unë e kam ndryshuar tekstin, unë kam heq marrinat, ato që e nxjerrin Hajrien injorante. Është një lexim, nuk bëra shfaqje.

Qazim Mulleti nuk ishte hero, ishte një njeri me shkollim të madh, dhe kaq, dhe ai ka veset e veta.

Besforta Mulleti: Deri para një jave nuk e kisha parë , nuk e kam parë të plotë. Kisha thënë që të mos ta shikoja se për mua është e dhimbshme, se unë jam stërmbesa, imagjinoni sa e vështirë është për familjarët e mi.

Unë ndjehem njësoj e prekur se nuk shoh ndonjë devijim nga vepra e parë. Lajmërimi u bë me titullin Prefekti, dhe me autor Besim Lëvonja, tani me ç’qëllim bëhet një komedi tallëse me emra të vërteta, Qazimi , Hajria , Reshiti etj. Unë nuk iu vë faj aktorëve se ata po bëjnë punët e tyre, po artistët kanë një detyrim moral ama.

Duni: Është lexim, doja të shihja se ku mund të qëndronte, ishte një sprovë. Debatet filluan pa parë dhe lexuar leximin.

Mulleti: Ju mund të na kishit thënë më parë

Duni: Do hiqet emri

Mulleti: Është shumë vonë, dëmi është bërë.

Duni: Emri do i hiqet dhe do quhet “Profeti”, sepse ai ishte në një farë mënyre personi që paralajmëroi për të zezat që do i vinin këtij kombi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re