Fation Kuqari, është një nga emrat më të njohur të emisionit “Përputhen”, i cili nuk doli çift nga programi.

Megjithatë, duket se i riu nga Fieri, nuk e kupton rëndësinë e famës dhe impaktin që ka tek qytetarët. E themi këtë , pasi mbrëmjen e djeshme, ai ka publikuar video në Instagram, ku shihet teksa ecën me mbi 215 km/h, me makinën e tij tip “Audi”.

Videon e ka postuar në instastory, por kjo i ka kushtuar plot 400 mijë lekë gjobë, pasi policia rrugore, duke përdorur si provë pamjet filmike të hedhura prej tij vetë në rrjetet sociale, e ka gjobitur rëndë atë.

Mirëpo, ajo që të bën përshtypje është komenti epik i punonjësit të policisë, që ka ‘konstatuar’ shkeljen e ish-konkurrentit, ku sipas tij, drejtuesi i mjetit është konstatuar duke ecur me shpejtësi të lartë në autostradë, me pamje filmike, duke u bërë burim aksidenti.

Pra, tani duhet të kemi kujdes edhe kur hedhim video në rrjetet sociale, pasi policia ti merr si provë dhe të vendos gjobën pa një e pa dy.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re