Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis, në fjalimin e tij në Këshillin e Atlantikut në Uashington, rendit luftërat e Moskës dhe nuk përdor fjalë  të ndërmjetme : “Rusia ka një histori të fundit të sulmeve ndaj fqinjëve të saj: Moldavinë në fillim të viteve 1990, Gjeorgjinë në 2008, Krimenë dhe Donbasin në 2014 dhe Ukrainën në 2002 këto janë sulmet e saj në tërësi. Vendet evropiane dhe të NATO-s, ky është realiteti me të cilin përballemi në krahun lindor të Evropës.

“Historia na ka mësuar se demonstrimi i forcës dhe vendosmërisë është mënyra më e mirë për të penguar agresionin. Ne do të bëjmë pikërisht këtë,” shtoi ai, duke përmendur planin e riarmatimit të BE së nisur muajin e kaluar. “Ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Ukraina është në qendër të konsideratave të sigurisë evropiane. Është një pjesë jetike e mburojës së sigurisë së Evropës,” përfundoi ai.

Vetëm sot, kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, prezantoi një plan evakuimi të luftës mes frikës se Moska mund të sulmonte pas pushtimit të Ukrainës. Lituania, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, ka qenë një aleate e vendosur e Kievit që nga pushtimi i Moskës në vitin 2022. Që atëherë, ajo ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe trajnimin e trupave të saj.

Ndër të tjera, autoritetet lituaneze – raporton Politico – kanë shpallur synimin e tyre për të modernizuar dhe forcuar infrastrukturën e rrugës që lidh Vilnius me qytetin Augustow, në Poloni, e vetmja rrugë e komunikimit tokësor, përveç rrugës Kaunas-Varshavë, e cila lidh Lituaninë dhe Poloninë përmes korridorit Suwalki, një nga pikat më të ndjeshme në krahun e NATO-s. Punimet do të synojnë përmirësimin e lëvizshmërisë ushtarake dhe kushtet për evakuimin e mundshëm të civilëve në rast konflikti.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko