Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Bib Ndreca.
KPK ka shpallur vendimin thuajse një vit pas seancës së parë dëgjimore që u mbajt në 26 shkurt 2020.
Bib Ndreca pas vendimit të dhënë nga KPK ka thënë se nuk e priste një vendim të tillë.
Ndërkohë KPK ka konfirmuar në detyrë, gjyqtaren Elona Mihali.