Gazetari Aulon Kalaja, gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se Komiteti Teknik i Ekspertëve po shkon drejt  një situate kolapsi pasi ka marrë një goditje të rëndë me ikjen e mjekut Kalo, nga ana tjetër mjekja Çomo pranoi detyrën e partisë, ndërsa mjekja Rakacolli vazhdon të jetë pjesë e mbledhjeve të PS dhe duket se mund të kandidojë.

Gazetari Kalaja nga studioja e Fax News bëri apel që të rimblidhet Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë, por të ketë karakter kombëtar dhe jo partiak.

“Në pamje të parë duket që ky Komitet ka marrë një goditje shumë të rëndë më ikjen e z.Kalo dhe ikjen e znj.Najada Çomo e cila e pranoi detyrën e partisë. Kemi edhe Rakacollin e cila po merr pjesë vazhdimisht nëpër mbledhjet e PS me 50 veta duke mos mbajtur as maskë dhe duke vazhduar me atë shprehjen, bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë.

Pra duket se edhe ajo mund të kandidojë dhe z.Brataj me sa kuptova sot ishte ofruar për kandidat për deputet, z.Kalo ka iku për çështje të tjera janë akoma të pasqaruara. Me sa duket po shkojmë drejt një situate në kolaps për atë që quhet Komiteti e mjekëve. Unë gjithmonë kam menduar që vendimet në këtë Komitet i ka marrë kryemjeku i cili quhet Edi Rama. Kështu që nuk duhet të shqetësohemi për këtë çështje.

Absolutisht është një këmban alarmi dhe unë do të doja të bëja apel nga kjo studio që të rimblidhet edhe një herë Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë, por kësaj radhe me një karakter kombëtarist dhe jo me një karakter partiak rilindist. Prandaj është urgjente pikërisht rikompozimi  dhe një herë  i Komitetit të Ekspertëve”, u shpreh gazetari Kalaja.



(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re