Stadiumet në vendin tonë do të hapen nga 1 korriku. Ky është lajmi i dhënë nga zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve ajo u shpreh se do të lejohet hapja e stadiumeve, pjesërisht.

Do të lejohen 30% e kapacitetit të stadiumeve, sikurse thuhet në vendimin e mëposhtëm:

• ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do të mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30%, sipas protokollit të ISHP.

• lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.

Finalja e Kupës së Shqipërisë, për momentin i bie të luhet pa tifozë.

Skënderbeu-Vllaznia do të luhet të hënën, prej orës 19:00, në “Air Albania Stadium”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re