Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat ekzistuese të kufizimeve, me përjashtim të maturave, të cilat do të zhvillojnë mësimin në klasa.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli tha se kufizimet do të vazhdojnë të jenë nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit.

“Duke u bazuar mbi këto shifra dhe mbi analizën e shkaqeve dhe situatave, ekspertët mendojnë që situata mbetet e qëndrueshme, për uljen e lehtë të incidencës dhe uljen e jetëve të humbura, por shifrat nuk janë aty ku duhet të jenë për të marrë masa për të lehtësuara situatën.

Me përjashtim të faktit që duke u bazuar në shifrat e infeksionit në grupmoshat 15-20 vjeç, në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik maturat të fillojnë mësimin në klasë.

Kjo është një masë në vijimësi, e cila do të monitorohet nga shifrat. Maturat siç ka qenë shkolla nëpër klasa duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore nga ora 20:00-6 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.

Barët dhe restorantet do të mbyllen në orën 20:00 dhe mësimi online për pjesën tjetër.

Edhe fluturimet me Britaninë do të jenë të mbyllura” , tha Mira Rakacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re