Pre 7 ditësh banorët në “Komunën e Parisit” kanë mbetur pa ujë.

“Fax News” ka intervistuar një banorë të kësaj lagje e cila tha se prej një jave shtëpia e saj nuk ka ujë ndërsa familja e saj megjithëse ka vështirësi ekonomike detyrohet që të blejë ujë çdo ditë.

Qytetarja gjatë fjalës së saj nënvizoi se faturat i paguan sistematikisht por nuk merr shërbim nga UKT. Banorët paralajmërojnë që në rast se nuk zgjidhet problemi i tyre atëherë do të protestojnë. Pavarësisht këtij fakti të rëndë asnjë nga autoritet përgjegjëse nuk kanë reaguar për problematikën e kësaj zone ku banorët apelojnë për tu zgjidhur problemi.

Prej 7 ditësh në Komunën e Parisit nuk kemi ujë. Jemi interesuar por nuk na japin përgjigje hajde sot hajde nesër dhe pastaj na përcjellin. E kemi problem shumë ujin dhe jemi të shqetësuar, detyrohemi të marrim ujë në dyqan vetëm për të pirë sepse për të larë nuk kemi mundësi ekonomike. Është shumë kosto e lartë që të marrim ujë për të pirë pasi fëmijët i kam pa punë vetëm me pensionin tim jetojmë 8 anëtarë në familjen tonë. Në rast se pallati jonë nuk do të ketë ujë atëherë do të protestojmë bashkë me banorët e tjerë. Paguajmë sistematikisht ujin. Edhe më përpara kemi pas probleme, çdo muaj ikën uji me javë. Jemi në familje 8 anëtarë që jetojmë vetëm me pensionin tim, jemi në gjendje të rëndë ekonomike”, tha banorja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re