Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 konfirmohet në Sarandë, duke e çuar në dy numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Të moshuarit i është marrë tamponi një natë më parë dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Sarandës dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.

Pas konfirmimit pozitiv të 80-vjeçarit, i janë marrë mostrat edhe familjarëve të tij, por ende nuk kanë dalë rezultatet.

Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ, ndërsa në këtë qytet numri i të infektuarve llogaritet në 11.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re